Viti

Disa familjeve pozharanase të cilave ish-pushteti  komunist  të cilësuara si armike u kishte konfiskuar pronat,  më kot  tash e 18 vjet kërkojnë kthimin e tyre !

Nga  Aziz Zuka –
Kater familje Alidema dhe dy te tjera Pira dhe Zuka, të Pozharanit të Vitisë, sërish janë në telashe  edhe pse janë duke kërkuaar të drejtat e tyre në kthimin e pronave të cilat u janë marrë gjatë sistemit ish Jugosllav, kur atyre iu morrën përkatësisht iu konfiskuan si familje armike të sistemi respektivisht të pushtetit të atëhershëm.
Këto familje përkatësisht pasusesit e familjeve të tyre të cilave u janë marrëë këti prona, niprit Sadullah Alidema, Gani Alidema, Halit Alidema, e Shaban Pira dhe  të tjerë  me vite kërkojnë nga oerganet kompetente të Republikës së Kosovës, që atyre tu kthehen pronat e tyre.
Por të gjitha këto këërkesa sipas familjarve kanë hasur në “vesh të shurdhëër” jo vetëëm nga pushtetarët por edhe nga AKM-ja më heret dhe tani AKP-ja e cila edhe përkundëër faktit se këto familje kanë kërkuaar nga kjo e fundit që tu kthehen pronat jo as qe ka pranuar madje as te bisedohet me perfaqësuesit e ktyre familjeve.
Familjet e dëmtuara e që kërkojnë të drejtat e tyre madje edhe janë paditur nga një blerës I pronave të tyre nga  Riza Avdiu për pengim në posedim dhe për këtë edhe janë marrë në pyetje dhe kanë dhënë deklarata edhe para zyrtarëve policor në stacionin policor në Pozharan sikur të ishin kriminel! Sadullah Alidema,/86 / vjeqar thotë se  nuk mund të besoj që edhe në këtë moshë më duhet të jap “deklarata” në polici gjoja për pengim në posedim  të dikujt.Kjo është e patolerueshme dhe është skandaloze.”Ne nuk e kemi penguaar askë  për gjoja posedim të të dikujt që ka diqka.Ne po kërkojmë atë që na takon por asesi nuk po mundë ta marrim atë që është e jona.”Kemi bërë ankesën e fundit në AKP në Gjilan me  numër të protokolit,8533/ 2017,me datë 22.nëntor 2017 ku kemi kërkuar që pronat tona si familje me një sipërfaqe prej 4 hektarë e 25 ari të na kthehen, por kerkesa jonë quditërishtë është refuzuar nga AKP-ja pa kurfar baze  ligjore.”shprehet Sadullah Alidema.
Ndërkohë që  Halit Alidema, nip i Shaban Halitit-Alidemes, thotë se  familjës së tij përkatësisht gjyshit të tijë, I janë konfiskuar  rreth 2 hektërë vetëm në një vend sepse ai ishte shpallur armik I ish sistemit jugosllav komunist.”Gjyshi im ishte ish kryetar I komunës së Pozharanit qysh në ish jugosllavinë e vjeter dhe si intelektual I asaj kohe ai me vetëdeshirë në qendër të Pozharanit kishte  falur tokën e tij një ngastër të madhe  në siperfaqe prej rreth 3 hetareve, për shërbimet që aty të mbahej tregu I cili treg ka funkccionuar një kohë të gjatë  pra deri para dy vitesh, kurse në një ngaster tjeter nga ish sistemi ishte ,ndërtesa e postes si dhe nje object tjeter I Kryqit të Kuq ndersa  tani  komuna  e Vitisë atë vend e ka shendrruar në shesh të qytezës së Pozharanit.
”Unë thote Halit Alidema nuk po kërkojë që ky vend të me kthehet mua por po kerkoj që pronat  në vendin e qujtur ”Te mullini” të na kthehen neve si familje.Sepse ajo është pronëë e jona dhe ne nuk do të leme “gur pa levizur” në aspektin ligjorqë ti kthejmë pronat tona sepse gjithkund në bota ëprona private është e sshenjt dhe ajo edhe për ne është e tillë”shprehet Halit Alidema.Ai u zë për të madhe edhe deputetëëve të Kuvendit të Kosovës të cilët asnjëherë nuk shtruan në Kuvend qështjen e kthimit të pronave të konfiskuara nga issh sistemi komunist  nga familjet të cilat I kishin shpallur “armike” dhe u kisshin marrëë madje edhe kafshatën e gojës.Alidema shprehet se do të isshte mirë dhe më se e nevojshme që Kuveendi I Kosovës me ligje të rregulloj këtë qështje duke e obliguar AKP-në që tua kthej pronat që u janë konfiksuar nga ish sistemi komunist  pronarve përkatësisht trashigimtarëve sepse mosveprimi I instituucionev të Shtetit të Kosovës  është rrezik që faamiljet të hasmohën dhe të vie deri te ndonjë konflikt me pasoja të rënda. Sic është rasti tash me personin që ka blerë përmes ankandit të shpallur nga AKP-jaa pronat tona edhe pse atij I është tërhjekur vrejtja që mos të blej këto prona.Aziz Zuka

You Might Also Like