Gjilan

Dr. Agron Leka tregon si u infektua me COVID -19 dhe ka një porosi 

Kardiologi i njohur dr.Agron Leka, i cili ishte infektuar me  COVID-19, në asnjë moment infektimin e tij nuk e mbajti sekret por e bëri transparent dhe ju tregoi të gjithëve, sepse nuk ishte ky një infeksion që duhej të mbahej sekret por duhej që të sensibilizohet te çdo njeri dhe të flitet me të madhe për pandeminë e padukshme COVID-19.

 

Dr.Agron Leka është i njohur si mjek shumë i dashur e i respektuar nga pacientët, kolegët e shoqëria. Leka punën e tij të mjekut e bënë me dashuri e pasion, i cili me vetëdije të plotë çdo ditë i ekspozohet rrezikut nga infektimi i cili mund ta bart tek familja e tij, por betimi i Hipokratit për dr.Lekën është mbi të gjitha.

 

Me transparencën që kishte bërë Dr.Agron Leka duke mos  mbajtur sekret infektimin e tij me COVID -19, ai kishte pasur përkrahje të vazhdueshme nga qytetarët, familja, shoqëria të cilët e kishin përkrahur duke i dhënë mbështetje të fuqishme për ta mposhtur këtë të keqe që e ka kapluar njerëzimin në rruzullin tokësor.

 

Dr.Agron Leka tregon historinë e infektimit të tij me COVID-19.

“Edhe pse jam mjek tani e 30 vite nuk e kam përjetuar mirë infektimin, pasi që unë isha ai që duhej t’ju jepja ndihmë pacientëve, ishte diçka shumë e habitshme edhe pse tërë kohën e lirë e kalon nëpër shtigje të ndryshme të maleve e fushave, por kjo pandemi është e padukshme. Unë u infektova me pacient në repartin tim duke ju dhënë ndihmë pacientëve, në mbrëmje kisha kokëdhembje dhe gjithçka ishte errësirë mjegulli gjithashtu kisha

djersitje të kohë pas kohshme dhe ndonjë kollë aty këtu, pas këtyre simptomave menjëherë kam vepruar me 30 Qershor kam kryer testin dhe me 1 Korrik ma kanë konfirmuar se isha pozitiv, ndërsa me 2 Korrik jam hospitalizuar në spitalin e Infektives në Prishtinë ku kam qëndruar gjerë me 13 Korrik”, thekson Dr.Leka.

 

Dr.Agron Leka, gjithashtu tregon për kohën e kaluar në spital, dhe për punën që po e bëjnë mjekët.

” Unë i jam mirënjohës së pari stafit mjekësor në Prishtinë të cilët kanë bërë dhe janë duke bërë një punë kolosale duke e luftuar këtë pandemi të padukshme dhe tejt të rrezikshme, jam shumë i lumtur që nuk kam infektuar asnjë njeri, ndërsa familja, shokët e përditshëm, kolegët e punës kanë qenë forca ime ata më kanë përkrahur në çdo moment”, thekson Dr.Leka.

 

Për Dr.Agron Leka shëndeti i njeriut është elementi numër një i lumturisë së një njeriut sa që edhe një njeri i pastrehë me shëndet të mirë është më i lumtur se një mbret me shëndet të ligë.

 

Mjeku i mirënjohur Gjilanas, Dr.Agron Leka, ka një porosi të veçantë për të gjithë ata që nuk i rekomandohen Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe gojëdhënave se virusi nuk ekziston.

“Kjo gjë është e tmerrshme që të mos dëgjohen rekomandimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, është e tmerrshme të thuhet se nuk ka pandemi. Unë po ju them edhe nga përvoja edhe nga ana mjekësore, virusi ekziston dhe është shumë i paparashikueshëm dhe tejet i rrezikshëm, mos u tuboni nëpër restaurante e në bare e ndenja të ndryshme, kjo është vetëvrasje kolektive, respektoni masat mbani maska, mbani higjienën në çdo kontakt që keni, mos e injoroni pandeminë pasi që ajo është vdekjeprurëse”.

 

Dr.Agron Leka është i njohur si dashamirë i sportit e në veçanti i ecjes në natyrë dhe në alpinizëm, Dr.Leka porosit që të merren sa ju lejon koha dhe kushtet me ecje në natyrë, mbushni mushkrit me ajër të pastër për një shëndet të mirë.

 

Leka ka potencuar se këtë përvoj po e bënë për ti vetëdijesuar njerëzit se çka mundet ti pres dhe si të kujdesën gjatë kësaj kohe të pandemisë, ai ka theksuar se njerëzimit kudo që është i dëshiroj shëndet e mbarësi në familjet e tyre.

Ju lutem kujdes ka porositur disa herë mjeku i kardiologjisë Dr.Agron Leka, i cili përvojën e kontributin e tij të mjekut me sukses po e zbaton në Spitalin Regjional të Gjilanit.

You Might Also Like