Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, po vazhdon të shënoi rezultate të mira të punës dhe mbushjen e buxhetit nga të hyrat e lejeve të ndërtimit dhe lejet mjedisore.
Ali Arifi, drejtor, tha se gjatë periudhës kohore, 1 –28 shkurt të këtij viti, në DUPMM janë pranuar për shqyrtim 73 lëndë.
Sipas tij janë lëshuar 9 vendime për lejimin e ndërtimit, 4 vendime për kushte ndërtimore, 1 vendim për lejimin e rrënimit, 4 vendime për dhënien e lejes mjedisore komunale, 12 vendime për dhënien e çertifikatës së legalizimit dhe janë lëshuar vendime tjera me rëndësi.
“Realizimi i të hyrave për muajin shkurt ishte 208 mijë e 847 euro, që është për 158 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2024, ku të hyrat ishin 132 mijë e 235 euro”, tha Ali Arifi.
Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, tregoi edhe për të hyrat që janë realizuar nga lejet e ndërtimit me mbi 179 mijë e 546 euro dhe lejet mjedisore me mbi 28 mijë euro.