Futboll

Drenica pengesë e pakalueshme për Gjilanin

Gjilani nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim në ballafaqim me Drenicën e Skenderajt. Ekipi kuq e bardh ka pasur një lojë me dy fytyra atë deri në shënimin e golit dhe pas pësimit të golit.

Në pjesën e parë të ndeshjes, Drenica ka qenë totalisht e pa rrezikshme para portës së Gjilanit, kurse ekipi vendas pati disa raste të mira shënimi. Në minutën 38 të ndeshjes, Drilon Lladrovci ka prekur topin me dorë, kurse gjyqtari dha penalti. Nga goditja më e rëndë I pagabueshëm ishte Fiton Hajdari për rezultatin 1:0.

Që nga shënimi I golit Gjilani u tërhoq dhe më nuk ishte I rrezikshëm, kurse Drenica mori lojën në dorë dhe filloi të sulmojë më tepër e në minutën  69, pas një dalje jot ë sigurt të portierit Kenan Haxhihamza, Hermon I Drenicës gjuajti me kokë dhe futi topin në rrjetë.

Pas pranoi gol Gjilani sulmoi me ngulm, por pa ia dalë që të fitojë, kështu që ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1:1.

You Might Also Like