Futboll

Drita dhe Gjilani duhet t’i formojnë ekipet e femrave, ndryshe nuk ka Evropë

Për të nxitur zhvillimin e futbollit të femrave, UEFA, në kuadër të licencimit për garat evropiane për sezonin 2023/24, ka vënë si kusht për çdo klub që kërkon të luajë, të ketë ekipin e tyre të femrave.

Rregullorja e re e UEFA-s për licencimin dhe qëndrueshmërinë financiare u miratua javën e kaluar.

Mosrespektimi i rregullave nga klubet nuk do të dënohet me dëbim nga garat evropiane, por me gjobë, por që ende nuk janë përcaktuar shumat e tyre.

Futbolli i femrave në Kosovë, si qëndrojnë klubet tona

Kjo del të jetë një problem i madh për klubet tona, pasi pothuajse të gjitha klubet e BKT Superligës së Kosovës, nuk kanë skuadër të femrave.

Të vetmet klubet që defilojnë në Superligë dhe ka ekip të femrave janë Dukagjini i Klinës dhe Malisheva.

Klubet kryesore si Prishtina, Drita, Gjilani, Ballkani dhe Llapi, nuk kanë ekip të femrave të inkuadruar në klub.

Këto klubet nëse duan të garojnë në garat evropiane pas dy vitesh, do të duhet të kenë një ekip të femrave.

SC Gjilani vetëm ka filluar punët që të krijojë ekipin e femrave për të garuar nga sezoni i ardhshëm, kurse në Gjilan tashmë ekziston KFF Intelektualet, që ndoshta edhe mund të ndryshojë emrin.

You Might Also Like