Drita dhe Kastrioti me ngulm kanë kërkuar pozitën e dytë në Superligën e Kosovës në Hendboll dhe në fund asnjëri prej këtyre dy ekipeve nuk e ka arritur një gjë të tillë, ngase ajo pozitë do t’i takojë Trepçës, që sot ka shënuar fitore ndaj Vllaznimit.
Drita dhe Kastrioti i kanë ndarë pikët, duke luajtur barabar në ndeshjen e zhvilluar këtë të diele. Në fund rezultati ishte 31:31. Gjithçka në këtë ndeshje ishte e barabartë, ngase edhe pjesa e parë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 13:13.
Tashti, Drita që ka grumbulluar 20 pikë, me 9 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje mbanë pozitën e katërt, aq sa ka edhe Kastrioti, por që falë goldallimit më të mirë është një pozitë më lart në tabelë. Në javën e 15 Drita i shkon Vushtrrisë, kurse Kastrioti e pret Prishtinën në Palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.