Futboll

Drita e mbanë hapin për titull kampioni

Drita e mbanë hapin për titull kampioni, ngase në ndeshjen mjaft të rëndësishme me Prishtinën në kryeqytet ia ka dalë që të shënojë fitore me rezultat minimal 0:1.

Gjatë tërë ndeshjes lojtarët e Dritës ishin më të mirë dhe me plotë meritë kanë shënuar fitore, kurse kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka përgaitur në lojë të mirë taktike, e cila ka dhënë fryt.

Që në minutën 15 Drita ka patur një rast të mirë shënimi kur pas shpërthimit nga e djathta Muja ka shërbyer mirë Ajzerajn, por ky nga një pozitë ballore ka gjuajtur plogshtë. Edhe në minutën 20 Drita shumë lehtë ka mundur të dalë në epërsi por pasi është shërbyer mirë, Simonovski nuk ia ka dalë që të fus topin në portën e zbraztë. Mirëpo në minutën 35 Simonovski nuk shpërdori mundësinë e krijuar dhe pas një harkimi të Mujës nga e djathta u shkëput dhe me kokë qëlloi topin që u fut në këndin e djathtë të poshtëm të portierit Halimi.

Prishtina pati mundësi të mirë që të barazojë rezultatin, por Oto John nga një pozitë shumë e mirë deshi që të plasoj topin në anën e djathtë të portës, por aty u gjet portieri Maloku dhe evitoi rrezikun.

Në pjesëlojën e dytë Drita luajti edhe më mirë dhe në asnjë cast nuk e ka vënë fitoren në pikëpyetje. Rastet më të mira në këtë pjesë të ndeshjes i patën Jashari i Dritës, i cili gjuajti mbi portë dhe Krasniqi i Prishtinës gjuajtjen e të cilit e ndali portieri Faton Maloku. Në fund, Prishtina – Drita 0:1.

You Might Also Like