Futboll

Drita eliminohet nga Legia e Varshavës

Drita është eliminuar nga garat evropiane, ngase në ndeshjen e luajtur në Varshavë ndaj ekipit polak Legia është mposhtur me rezultat 2:0.

Që nga minuta e parë e ndeshjes, ekipi vendas ka dominuar në lojë, ngase më tepër e kishte topin në posedim dhe goli i parë për vendasit erdhi në minutën  24, kur pas një harkimi nga e majta, lojtari polak Wszole gjuajti me kokë dhe topi që u përplas për tokë përfundoi në këndin e djathtë të epërm të portierit Maloku.

Në vazhdim Drita është mbajtur mirë, por në fund të pjesës së parë, gjilanasit nuk kanë mundur të qëndrojnë dhe Pekhart ka shënuar në minutën 42, pas një harkimi nga e majta ku qendërsulmuesi i ekipit polak gjuajti me kokë.

Në pjëslojën e dytë Drita u hap më tepër, duke mëtuar që të rrezikojë më shumë, por pa e shqetësuar portierin e papunë Boruc, që dikur ishte reprezentues.

Drita luajti shumë më mirë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke patur topin më tepër në posedim dhe duke rrezikuar më tepër, por pa ia dalë që së paku të shënojë një gol. Drita pati një rast fenomenal në minutën 90, por topin e Alidemës nga pozita e pastër e priti portieri Boruc.

Pas kësaj humbje dhe eliminimit nga garat e Europa League, drita do t’i kthehet kampionatit të Kosovës në futboll, ku për herë të parë do të luaj në xhiron e tretë edhe atë në ndeshjen derbi kundër Prishtinës në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

You Might Also Like