Sportet me dorë

Drita – Fer Volley është finalja e Kupës së Kosovës në Volejboll

Fer Volley nga Ferizaj mposht M. Technologien e Prishtinës dhe siguroi finalen e madhe të Kupës së Kosovës tek femrat.
Ekipi ferizajas triumfoi me rezultat bindës, 3-0 (25-15, 25-19, 25-17) për të kaluar në finale, aty ku do të ndeshet me Dritën, e cila më herët fitoi 3-0 (25-20, 25-19, 25-17) kundër Skenderajt.
Kujtojmë se finalja Drita – Fer Volley zhvillohet të dielën, më 17 prill, me fillim nga ora 20:30 dhe transmetohet direkt në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

You Might Also Like