Futboll

Drita, Gjilani e Llapi mund të përballen me këta kundërshtarë në Ligën e Konferencës

Nesër (e martë), me fillim nga ora 13:00 do të tërhiqet shorti i rundit të parë në Ligën e Konferencës.

Në edicionin e dytë të kësaj gare do të marrin pjesë edhe tri skuadra nga Superliga e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për Dritën, Gjilanin dhe Llapin, teksa Ballkani si kampion luan në Ligën e Kampionëve.

Këto janë kundërshtarët e mundshëm të skuadrave kosovare në Ligën e Konferencës.

FC Drita: Inter Turku, Panevezys, Paide, Akademija Pandev dhe Hamrun Spartans.

SC Gjilani: KuPS Kuopio, Laçi, Mura, Liepāja, dhe Kauno Žalgiris.

KF Llapi: Olim. Ljubljana, Budućnost, B36, Gzira Utd dhe St Joseph’s. /Gazeta Olle/

You Might Also Like