Sportet me dorë

Drita humbi dramën në pesë sete

Kur Drita kishte humbur dy setet e para ndaj ekipit mysafir nga Peja u duk se gjilanasit e kishin të vështirë të kthehen në lojë, por ata u rikthyen për të fituar në setin e tretë, derisa seti i katërt ishte tejet interesant, në të cilin sa shkëputej Peja, Drita ia arrinte të afrohej në rezultat. Kështu pas gjashtë pikëve epërsi për Pejën 14:8, gjilanasit ia dolën të afrohen në 13:14 dhe e detyruan trajnerin mysafir që të kërkojë një minutë pushim. Në këtë pjesë të lojës te Drita janë dalluar Ismajli e Pllana, kurse me shërbimet e tija Demi u solli shumë vështirësi pejanëve dhe pas një serie prej shtatë pikëve radhazi, Drita kaloi në epërsi prej 15:14. Loja më pas u nivelua dhe rezultati shkonte i barabartë deri në 20:20, kurse më pas Drita fitoi pesë pikë radhazi për 25:20. Ishte kjo periudhë kur edhe Hajrizi nisi të shpërthente nga çdo pozitë.

Pas rezultati është barazuar në 2:2 në sete, është dashur që të luhet seti i pestë, që ishte vendimtar. Pejanët më mirë e nisën këtë set, duke udhëhequr në rezultat 3:0, gjë që e detyroi kryetrajnerin e Dritës, Bekim Aliu, që të kërkojë një time-out, për të konsoliduar radhët e veta, por kjo nuk u doli, ngase mysafirët udhëhoqën 5:0 e më pas edhe në 3:10. Drita u afrua në 9:13, por nuk ia doli që të afrohet më tepër dhe në fund seti u mbyll me rezultat 10:15 dhe fitoren e Pejës me rezultat 2:3 në sete.

Të rikujtojmë që Peja e kishte fituar edhe ndeshjen e parë me rezultat 3:1 në sete dhe tashti me lojë udhëheq 2:0, kurse kampion i Kosovës do të shpallet ekipi që i arrinë 3 fitore. Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Pejë.

Kryelajmi.com

You Might Also Like