Futboll

Drita merr rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit

Drita ka fituar ndeshjen e parë si mysafir ndaj Breidablik me rezultat 2-1 në fazën e dytë eliminatore të Ligës së Konferencës.

Zekerija Ramadani ka afruar disa lojtarë të rëndësishëm te Drita dhe ata dolën vendimtar në pjesën e parë.

Ndeshja nisi shumë mirë për Dritën që arriti epërsinë që në minutën e tretë, kur pas një aksioni fantastik Arb Manaj gjeti rrjetën pas asistimit të Albert Dabiqajt për 1-0.

Drita vazhdoi me lojë të mirë dhe arriti të gjejë sërish golin pas 20 minutash, me Dabiqajn që asistoi te Veton Tusha i cili marshoi drejt portës kundërshtare dhe dërgon topin në rrjetë për 2-0.

Në minutën fundi vendasit kishin një rast shumë të mirë, por që Faton Maloku bëri pritje të madhe.

Drita në pjesën e dytë u kthye paksa prapa, duke ditur epërsinë që kishte nga pjesa e parë.

Kjo i kushtoi paksa Dritës, pasi edhe pse kishte rast të shënonte në minutën e 71-të, nga një kundërsulm pësuan gol, me Isak Thorvaldsson që gjeti rrjetën për 2-1.

Besnik Krasniqi u largua nga loja pas dy kartonëve të verdhë, ndërsa deri në fund skuadra arriti ta ruajë epërsinë dhe ta marr fitoren e rëndësishme.

You Might Also Like