Drita sot ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë kontrolluese ku është takuar me gjigantin e superligës turke ,Antalyaspor, takim ky që u mbyll me rezultat 2:1 për ekipin turk, përcjell Gazetasheshi.com.
Për Dritën gol të bukur nga gjuajtja e lirë shënoi Festim Krasniqi që u inkuadrua në pjesë të dytë!
Në këtë takim u inkuadruan të gjithë lojtarët të cilët patën rastin për të treguar formën e tyre.
Drita do të vazhdojë fazën përgaritore në Antalya edhe për disa ditë ku është paraparë që ta zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese në ditët në vijim.