Kupa e Kosovës – Gjysmëfinale
Drita 3:0 Luboteni
Setet: 25:19, 25:19, 25:19
Drita siguroi një fitore bindëse ndaj Lubotenit, duke triumfuar me shifrat 3:0 dhe duke kaluar në finalen e Kupës së Kosovës.
Skuadra gjilanase dominoi në të gjitha setet me të njëjtin rezultat, duke mos lejuar befasi dhe duke dëshmuar forcën e saj në këtë garë.
Me këtë fitore, Drita siguron përballjen finale me Ferizajn, në një duel që premton spektakël për trofeun e Kupës!
Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet të hënën më 31 mars 2024, nga ora 17:00.