Të gjithë lojtarët e Dritës janë të gatshëm për t’u inkuadruar ndaj Lirisë. Kështu ka thënë kryetrajneri i Dritës Akis Vavalis, në një konferencë me gazetarë të mbajtur këtë të shtunë, një ditë para ndeshjes Liria – Drita.
Vavalis ka thënë se lojtarët janë të gatshëm që të japin maksimumin, ngase para vetit kanë një kundërshtarë shumë të fortë, të përforcuar mirë dhe mbi të gjitha me një sulm shumë të mirë. Ata e sollën në vështirësi Ballkanin në ndeshjen e fundit dhe të njëjtë gjë do të tentojnë ta bëjnë edhe ndaj nesh, ka thënë Vavalis që ka shtuar se për Dritën është e rëndësishme që të fitojë, që të marrë edhe tri pikë të reja dhe të shkojë drejt objektivave që i ka në këtë kampionat./kryelajmi.com/.