Futboll

Drita sërish fiton me përmbysje

Drita ka nxjerrë tri pikë tejet të vlefshme në ndeshjen që ka zhvilluar nda Malishevës.

Në një pjesëlojë të parë me raste të pakta shënimi, të dy ekipet në pjesë të dytë kanë luajtur shumë më mirë dhe në këtë pjesë janë shënuar katër gola.

Kanë qenë të parët lojtarët e Malishevës që kanë shënuar nëpërmjet Hasan Hysenit në minutën 48, i cili ka dhënë një gjuajtje nga largësia e topi skaj shtyllës së djathtë të portierit Faton Maloku është futur në rrjetë.

Drita ia ka dalë që të barazojë në minutën 60, kur një gol maestral e ka shënuar Almir Ajzeraj. Ai ndonëse ishte në të djathtë me një gjuajtje të fuqishme ka qëlluar tërthorësen dhe topi në rënie e sipër ka kaluar vijën e portës për barazimin e rezultatit 1:1.

Një çerek ore pa përfunduar ndeshja, Dritën në epërsi e solli Hamdi Namani, i cili është shërbyer nga Kryeziu dhe ka kaluar Dritën në epërsi.

Krejt në fund të ndeshjes në kohën shtesë, zëvendësuesi Ardit Tahiri ka bërë një solo aksion dhe pasi ka kaluar gjysmën e fushës me mjeshtri është shmangur dhe ka gjuajtur saktë duke qëlluar këndin e poshtëm të majtë të portës mysafire për rezultatin përfundimtar 3:1.

You Might Also Like