Futboll

Drita u rikthehet fitoreve

Drita – Malisheva 3:1 (1:0)

Drita është rikthyer te fitoret pas tre ndeshjeve, teksa ka mposhtur Malishevën me rezultat 3-1.

Besnik Krasniqi  kaloi vendasit në epërsi 1-0 nga penalltia në minutën e 10-të.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, kur talenti i madh Drilon Hazrollaj doli përballë Faton Malokut dhe e mposhti për tu barazuar shifrat në 1-1.

Megjithatë nuk vonoi shumë dhe Drita riktheu epërsinë, kur Ilir Blakcorri realizoi një gol të bukur nga distanca për 2-1.

Drita vazhdoi dominimin, derisa krejt në fund të ndeshjes Ardit Tahiri realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

You Might Also Like