Futboll

Dukagjini e Drita shkojnë në pushim të pjesës së parë

Është mbyllur pjesa e ndeshjes Dukagjini – Drita dhe të dy ekipet kanë shkuar në pushim pa shënuar gol.

Në çerekun e parë të ndeshjes, FC Drita ka qenë ekip më i rrezikshëm, duke rrezikuar disa herë nëpërmjet Jasharit, një herë dhe Marko Simonovskit, i cili në të dy rasatet gjuajti jashtë portës. Dukagjini për herë të parë ka rrezikuar në minutën 17, kur Santos për mrekulli ka shërbyer urkrainasin Kahmutov, gjuajtja e të cilit është bllokuar dhe për pak ka shkuar jashtë portës. Në minutën 22 edhe Santos pati rast të mirë kur gjuajti me kokë, por portieri i Dritës Florian Smakiqi ishte në vend. Në minutën 26 goditi edhe Jashari, por gjuajtja e tij shkoi jashtë. Në minutën 30, pas një harkimi të shkëlqyeshëm të Besnik Krasniqit, Blend Baftiu gjuajti për mrekulli, por Kenan Haxhihamza shpëtoi gol të sigurt. Krejt në fund, për Dukagjinin ka shënuar Altin Merlaku, por ai ishte në pozitë jashtë loje dhe pjesa e parë është mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.

You Might Also Like