Dy lojtarë të Gjilanit, portieri Faton Maloku dhe mbrojtësi Armend Thaçi janë përzgjedhur në njëmbëdhejtëshen më të mirë për vitin 2016. Është kjo një e arritur e madhe e futbollistëve të Gjilanit, por për fat të keq njëri nga ta nuk do të jetë më pjesë e ekipit bardh e kuq.
Portieri Faton Maloku tashmë nuk është pjesë e Gjilanit, ngase ai tashmë ka nënshkruar për Feroniklin e Drenasit, derisa për performacën e mirë të Armend Thaçit, një meritë e ka edhe ekipi I Prishtinës, ku ai kishte luajtur më herët para se të vije tek Gjilani.
Përbërja më e mirë e vitit 2016 duket kësisoj:
Portier: Faton Maloku
Mbrojtës: Armend Thaçi, Liridon Latifi, Behar Maliqi, Armend Dallku
Mesfushorë: Fidan Gërbeshi, Xhevdet Shabani, Mentor Zhdrella.
Sulmues: Oto John, Hamdi Namani, Granit Arifaj.