Viti

Dy vite nga shkuarja në amshim e Dr.Fadil Zukës  nga Pozharani

 

Pikërisht sot më 20 Korrik 2022 u bënë 2 vjet që pas një smundje të shkurtër e të rëndë ndrroi jetë  Dr.Fadil Zuka, nga Pozharani, një mjek humanist dhe i sakrificës veqmas gjatë periudhës së okupimit.

 Dr. Fadil Zuka i takonte gjeneratës së mjekëve që ishin të persekutuar nga regjimi serb dhe kishin bërë shumë sakrifica për të ju shërbyer popullatës shqiptare në vitet e 90-ta.

 


Dr.Fadil Zuka në kohët më të vështira kishte shërbyer në Ambulancën e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë” në Pozharan dhe Viti .
Familjarët miqët,të afermit dhe qytetarët dhe të gjithë ata të cilët ekanë njohur doktor Fadilin me trishtim e dhembje e përjetuan prad y viteve  shkuarjen në amshim të  një personi me vlera të pakontestueshme njerëzore e profesionale. Dr. Fadili, ka dhënë kontribut të çmuar si humanist dhe aktivist i hershëm në kohën e okupimit, gjatë viteve ’90-a, si pjesë e sistemit shëndetësor në kuadër të Shoqatës “Nëna Terezë”.

 

Ai do të kujtohet gjithmonë për sjelljet e mira dhe çasjen profesionale edhe si mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Viti si dhe për humanizmin e tij duke iu ndihmuar edhe atyre me vullnet edhe pse nuk kishin para për pagesë në ambulancën e tij private.

Për këtë do t’i jemi mirënjohës përgjithmonë. Me kalimin e doktorit tonë të dashur në amshim, shoqëria ka humbur shumë, prandaj ai do të na mungojë të gjithëve.

E në njëvjetorin e vdekjës  edhe Presidentja e Kosovës dr. Vjosa Osmani dekoroi post mortem Dr. Fadil Zuka me Medaljen Presidenciale të Meritave për “përkushtimin human ndaj pacientëve dhe sakrificën sublime në betejën me pandeminë covid 19” . Kjo medalje është njëra nga dekoratat më të larta presidenciale që u jepet personave me kontribut në fusha të veçanta. Me këtë medalje janë dekoruar personalitet të larta nga vendi dhe bota që kanë dhënë kontribut të çmuar në fusha të veçanta.

Dr. Fadil Zuka na kishte bërë krenar me humanitetin e tij dhe përkushtimin në punë deri në sakrificë dhe me këtë medalje, na bëri krenar dhe nderoi jo vetëm familjen por edhe Pozharanin, i cili po vazhdon traditën për ti ofruar vendit personalitete, kontributi i të cilëve vlerësohet e nderohet nga institucionet më të larta të vendit.

Ashtu siç na nderoi dr. Fadili me punën dhe veprën e tij, Pozharani, si gjithmonë do të dijë të vlerësoj e përjetësoj kujtimin për të dhe veprën e tij. Lavdi dr. Fadil Zuka e familjarve ngushllime ! Aziz Zuka

You Might Also Like