Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, mbajti kuvendin e VIII-të të rregullt zgjedhor. Afër njëqind e pesëdhjetë delegatë, unanimisht më dhanë besimin që ta udhëheqë AAK-n edhe për një mandat. Poashtu, kuvendi zgjedhi edhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të degës, dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Gjilanin në Kuvendin zgjedhor të partisë në nivel nacional.
Aleanca në Gjilan po rritet, këtë e dëshmoi prania aq e madhe e qytetarëve, figurave të respektuara në Gjilan e më gjerë, dhe gatishmëria e rinisë për të qenë pjesë aktive e AAK-së, dhe për tu përball me sfida në të ardhmen tonë të përbashkët. AAK nga ky kuvend zgjedhor, do të del e përgatitur si kurrë më parë për të marr përgjegjësi të reja si në organizimin e degës, ashtu edhe në qeverisje në nivel lokal, si dhe figura të respektuara dhe me vlera edhe për nivelin nacional. Shfrytëzoj rastin që ti falenderoj delegatët për besimin e dhënë, dhe ftoj të gjithë të udhëtojmë bashkë, në mënyrë që rruga jonë politike të jetë edhe më e lehtë, edhe me suksese. Do të jemi përkrah qytetarëve dhe Gjilanit në vazhdimësi.