Gjilan

Edhe Cernica, Malisheva e Përlepnica zgjodhën këshillat e tyre – pjesëmarrje masive e qytetarëve në proces zgjedhor

Gjilan, 27 qershor 2019 – Cernica, Përlepnica e Malisheva, me masovitet të paparë të pjesëmarrësve, kanë zgjedhur këshillat e tyre të fshatrave në përbërje prej shtatë anëtarëve.

Në Malishevë, kryetar është zgjedhur, Latif Maliqi, në Cernicë Fatlum Mehmeti, ndërkaq kryetar i këshillit të fshatit Përlepnicë është zgjedhur, Menderez Xhelili.

Procesi është zhvilluar në formë demokratike, me votim të fshehtë dhe pa asnjë pakënaqësi, ka njoftuar kryesuesi i komisionit komunal për zgjdhjen e këshillave të fshatrave, Avdyl Aliu.

Aliu theksoi se fakti i pjesëmarrjes kaq masive të njerëzve ne proces zgjedhor në këto fshatra, tregon për rëndësinë që kanë këto këshilla në adresimin e çështjeve komunitare në organet komunale.

You Might Also Like