Futboll

Egzon Sinani është lojtar i ri i Gjilanit

Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Egzon Sinani.
Sinani i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e Klubit Futbollistik Ballkani, derisa në të kaluarën ka qenë gjithashtu pjesë e Klubit Futbollistik Llapi.
Në edicionin e fundit ka fituar titullin kampion dhe ka zhvilluar disa paraqitje në arenën ndërkombëtare me klubin nga Suhareka.
28- vjeçari është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Egzonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para për vazhdimin e projektit.

You Might Also Like