LAJME

Erërat e forta dëmtojnë pullazin një objekti kolektiv në Gjilan

Gjilan, 24 shtator 2018 – Erërat e forta që janë paraqitur gjatë ditës së sotme në Gjilan kanë dëmtuar pullazin e një objekti kolektiv tek “Fidanishtja 1”.

Me të marrë informatën, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim së bashku me Njësitin e Zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke e larguar pjesën e metalt, e cila do të rrezikonte jeten e qytetarëve.

Drejtori për Mbrotje dhe Shpëtim, Sami Spahiu, ka njoftuar se përpos këtij dëmi material, nuk është raportuar ndonjë problem tjetër nga ana e qytetarëve, ndërkaq gjendja është normalizuar.

Komuna apelon qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në momentet kur ka erëra të forta dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ndërsa për çdo problem eventual të raportojnë në numrat e emergjencave: 112 dhe 193. ​

You Might Also Like