Gjilan

Është pensionuar mësimdhënësi e drejtori Fahredin Rexhepi

Pas punës me dekada të tërë na arsim, këtë të mërkurë është pensionuar mësimdhënësi e udhëheqësi arsimor Fahredin Rexhepi.

Ky doajen i arsimit ka dhënë një kontribut të çmueshëm në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja, sikurse që ka qenë drejtor në disa shkolla të komunës së Gjilanit, duke lënë në të gjitha rezultate të mëdha.

Pas punës së suksesshme, gjithkund ku punoi, Fahredin Rexhepi së fundi ishte drejtor në Shkollon e Mesme të Ultë “Nazmi Hoxha” në Gjilan, ku në fillim të vitit të ri shkollor ai i kishte dorëzuar detyrën e drejtorit, drejtoreshës së re të kësaj shkolle Dashurije Leka Shaqiri.

Se cilat ishin angazhimet dhe përpjekjet e këtij punëtori të palodhur më së miri dëshmojnë fjalët e bijës së tij, Flora, e cila thekson se për të është privilegj të shkruaj për rrugëtimin e babait, i cili ishte një drejtor shembullor, një pedagog i shkëlqyer e një baba hero e superior, i cili nuk u ndal kurrë dhe sakrifikoi për të arritur qëllimet e pasardhësve të tij, duke shkolluar katër fëmijë, duke mbajtur familjen dhe duke arritur qëllimet e tija dhe të shoqërisë sonë, duke patur raporte të shkëlqyeshme me të gjithë ata me të cilët punoi.

“Duke të uruar ditëlindjen e 65 dhe njëkohësisht pensionimin tënd, krenohemi me virtytet, sinqeritetin dhe vullnetin që pate, andaj të jemi mirënjohës për të gjithë jetën”, ka thënë bija e tij Flora./kryelajmi.com/.

You Might Also Like