Gjilan

Eurodeputeti Lukas Mandl u prit nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka patur një takim me mikun e Republikës së Kosovës, eurodeputetin austriak Lukas Mandl dhe anëtarët e Parlamentit Federal të Austrisë,  Bettina Rausch dhe  Andreas Minnich, bashkë me delegacionin e tyre.

Siç ka thënë kryetari Hyseni, para tyre ka prezantuar disa nga projektet e mëdha të cilat janë duke u realizuar në komunën e Gjilanit, me ç’rast kanë diskutuar rreth mundësive të përbashkëta për bashkëpunim.

“Mirënjohës ndaj miqve tanë austriakë, veçanërisht ndaj Eurodeputetit Mandl, i cili së fundmi është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik i Gjilanit “Kadri Zeka” për përkrahjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.

You Might Also Like