Kanë bërë historinë duke u renditur të parët në stinorin 2017/2018. Bënë historinë duke kaluar edhe një raund parakualifikues në Champions League e luajtën edhe në Kupën e UEFA, kurse këtë vit të suksesshëm e mbyllën duke u radhitur ekipi më i mirë i futbollit në Kosovë për vitin 2018.
Ky është ekipi bardh e kaltër FC Drita.
Ekipi gjilanas triumfoi titullin e kampionit dhe Superkupën e Kosovës këtë vit, derisa pati paraqitje brilante edhe në garat ndërkombëtare, derisa ishte pjesë e kualifikimeve në Ligën e Kampionëve dhe Europa Ligës.
Çmimin për klubin më të mirë të vitit e ka pranuar drejtori gjeneral i bardhekaltërve Feti Murseli në gala mbrëmjen që po mbahet nga Federata e Futbollit e Kosovës për zgjedhjen e laureatëve të vitit 2018.
Për Dritën kjo është hera e dytë në histori që zgjidhet klubi më i mirë, pas suksesit historik që pati në vitin 2003.