Futboll

FC Drita sërish pëson nga rumunët

Drita ka zhvilluar një tjetër sfidë miqësore në Bankso të Bullgarisë ku po kryen fazën përgatitore.

Gjilanasit kanë pësuar humbje nga skuadra rumune Poli Iasi me rezultat minimal 1-0.

Drita kishte rast të barazonte rezultatin, por në minutën e 37-të Besnik Krasniqi dështoi të realizonte nga penalltia.

Drita do të rikthehet të hënën në Kosovë, derisa do t’i zhvilloj edhe tre ndeshje miqësore. /Gazeta Olle/

You Might Also Like