Gjilan

Homazhe në nderim e kujtim të dëshmorit të kombit, Bashkim Selishta – Petriti

Sot, bëmë homazhe në nderim e kujtim të dëshmorit të kombit, Bashkim Selishta – PETRITI, në 24-vjetorin e rënies.
Në secilin përvjetor, portreti Bashkimit dëshmor e i secilit tjetër të rënë për lirinë e atdheut, zë vend të veçant në historinë e re të Kosovës.
Ai garonte se kush i pari do të dilte në frontin e luftës për përballjen me armikun shekullor, prandaj vendi ku bëhen gara sportive në Gjilanin e lirë mban me nder emrin e tij.
Bashkimi ishte i veçantë si i ri, një dajlosh i edukuar e me plot mirësjellje, i patrembur para armikut anipse i sfiduar shpesh herë nga agresori për shkak të fizikut të tij të palestruar, ai asnjëherë nuk u nënshtrua.
Ai mbetet shqiptari model për shumë breza.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Bashkim Selishta – PETRITI!

You Might Also Like