Sportet me dorë

FERIZAJ FITON TRILLERIN NDAJ DRITËS – AVANSON 2:1 NË FINALEN E PLAY-OFFIT!

Ferizaj ka fituar një nga ndeshjet më dramatike të serisë finale të play-off-it ndaj Dritës, duke triumfuar me rezultat 3:2 (26:24, 19:25, 26:24, 21:25, 15:13) dhe duke kaluar në epërsi 2:1 në seri.
Finalja e tretë ishte një betejë e vërtetë volejbolli në palestrën e Ferizajt.
Skuadra vendase arriti të marrë setin e parë 26:24 pas një fundi dramatik, por Drita u kundërpërgjigj fuqishëm në të dytin, që e fitoi 19:25.
Edhe seti i tretë ishte një thriller – Ferizaj e mbylli sërish me avantazh të ngushtë 26:24, ndërsa Drita refuzoi të dorëzohej, duke barazuar me fitoren 21:25 në të katërtin.
Gjithçka u vendos në setin final, ku Ferizaj ruajti qetësinë dhe me shifrat 15:13 mbylli ndeshjen, duke marrë një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme.
Tashmë, Ferizaj është vetëm një fitore larg titullit kampion, ndërsa Drita do të kërkojë të rikthehet fuqishëm për ta çuar serinë në ndeshjen e pestë vendimtare.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet të dielën, më 4 maj 2025, nga ora 20:00, në Kamenicë.

You Might Also Like