Futboll

Fitore e Llapit me regji të gjyqtari Gramoz Shala

Ajo që po i ndodh Gjilanit është e pabesueshme, po  pëson rëndom në fund të pjesëlojës së parë, apo në fund të ndeshjes. Në pjesën e parë një gjë e tillë i ndodhi edhe ndaj Llapit. Pas një pjesëloje shumë  të mirë të parë, kur Gjilani ka mundur edhe që të shënojë, në minutën shtesë të kësaj pjesëloje, Llapi pati  një gjuajtje nga këndi  dhe e tërë mbrojtja e Gjilanit u shtang dhe askush nuk  kërceu në mbrojtje, kurse pa u penguar nga askush, Jonuzi  kërceu me kokë dhe nuk e pati të vështirë të shënojë për  1:0.

Te Llapi në miutën 47, Ahmed Januzi nga një pozitë shumë  e mirë e qëlloi transversalen dhe topi ra në vijën e portës.

Në minutën 69 Gjilani ka fituar penalti dhe në mënyrë fenomenale nga pika e bardhë ka gjuajtur Jaroviq, i cili qëlloi rrjetën mu nën trasversale për të barazuar rezultatin në 1:1.

Në minutën 79, pas një topi të devijuar  të Vokrrit topi u përplas për shtylle dhe përfundoi në korner nga i cili sërish kërcënoi Llapi dhe për pak sa nuk shënoi.

Në minutat e fundit të ndeshjes, gjyqtari dha një penalti të paqenë, gjë që u duk edhe në VAR  dhe  të njëjtën e mbrojti portieri i Gjilanit Bllaca, por kjo nuk i mjaftoi gjyqtarit, ngase pasi u prit penaltia, gjyqtari vendosi që t’a  përsëris atë edhe pse kësaj radhe pati të drejtë, ngase Bllaca e kishte lëshuar më herët vijën. Në tentimin e dytë Hyseni ia doli që të shënojë për 2:1.

Është shumë interesant se me futjen e sistemit VAR tashti lejohet që aksioni të vazhdojë e më pas të shikohet sistemi VAR, por gjyqtari Shala mezi priti që të ketë një situatë të dyshimtë dhe menjëherë tregoi në pikën e bardhë, gjë e cila ishte e habitshme dhe për të cilën u  ankuan gjilanasit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like