Gjilan

Fjala e Ismajl Kurteshit në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Gjilanit

Fjala e Ismajl Kurteshit në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të Gjilanit
Të nderuara kuvendare, të nderuar kuvendarë,
I nderuari kryetar i zgjedhur i Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni;
I nderuari Ministër i Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi;
Shumë të respektuara familje të dëshmorëve,
Përfaqësues të Ushtrisë së Kosovës, Bashkësisë Islame, Policisë së Kosovës, Organizatës së Veteranve të Luftës, Shoqatës së të burgosurve politik, OSBE-së;
zonja dhe zotëri,
Më lejoni që në cilësinë e kuvendarit më të moshuar, të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në mandatin që po e fillojmë sot, ta shpall të hapur seancën inauguruese të Kuvendit të Komunës së Gjilanit dhe t’ju përshëndes e t’ju dëshiroj shëndet të mirë, si dhe suksese në misionin tonë të shenjtë, përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe institucioneve të Gjilanit.
Të nderuara Kuvendare, të nderuar Kuvendarë,
Përkundër faktit që ne vijmë nga subjekte të ndryshme politike, misioni ynë i përbashkët është mbrojtja e interesave të Komunës së Gjilanit dhe qytetarëve të saj, bazuar në ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi.
Përveç respektimit të ligjit, ndershmëria dhe drejtësia duhet të jenë parimet që duhet të na përcjellin gjatë tërë mandatit.
Puna mbi këto baza garanton përmbushjen e misionit tonë të përbashkët dhe aspiratave të secilit votues të Komunës sonë.
Të nderuara zonja dhe zotëri,
Ne nuk duhet të lejojmë që për asnjë çast, qoftë inatet apo interesat parciale të na bëjnë të devijojmë nga misioni me të cilin na kanë ngarkuar qytetarët e Komunës sonë.
Mandatet si përfaqësues të qytetarëve të komunës , që neve na i kanë besuar votuesit, në zgjedhjet e fundit, si çdo mandat tjetër, sado që duket i gjatë do të përfundojnë shpejt, në fund të mandatit, prapa nesh mbeten: sjelljet tona, përpjekjet tona dhe puna e jonë. Prandaj të sillemi ashtu siç i ka hije përfaqësuesëve të popullit, të përpiqemi maksimalisht që të jemi në shërbim të popullit dhe të punojmë për të mirën e popullit.
Suksese!
Ju faleminderit!

You Might Also Like