I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të profesorit dhe kompozitorit gjilanas, mikut e bashkëpunëtorit tim të kahmotshëm, Isa Jakupi.
Profesor Jakupi ishte themelues i shkollës së muzikës në Gjilan, shkollë kjo nga e cila dolën gjenerata të tëra profesionistësh të artit muzikor. Ai ishte veprimtar i kahershëm duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe formësimin e brezave.
Për dy ditë nuk arrite ta presësh koncertin e organizuar për krijimtarinë tuaj profesor. E dhimbshme sa më s’ka!
Keni lënë zbrazëtirë të madhe mes kolegësh profesionistë, mes familjarësh, miqësh e në Gjilanin tonë që aq shumë e deshe.
Ngushëllime familjes Jakupi, kolegëve të profesionit dhe gjithë atyre që e njohën!
U prehsh në paqe miku im i kahershëm, profesori ynë i nderuar, Isa Jakupi!
Nazim Gagica