Futboll

Gjashtë gola në ndeshjen Drita – Suhareka

Në ndeshjen e mbetur të xhiros së tretë, Drita dhe Suhareka janë përballur në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ndeshja në të cilën janë shënuar gjashtë gola e rezultati përfundimtar ishte 4:2 për Dritën.

Me këtë ndeshje, Drita është barazuar me lojë me ekipet tjera dhe ka marrë vendin e parë në tabelë ashtu siç ishte parashikuar dhe tashti me 3 pikë u ka ikur ndjekësve më të afërt.

Për Dritën në këtë ndeshje kanë shënuar: Manaj në minutën 30, Blerim Krasniqi në minutat 50 dhe 62 dhe Albert Dabiqaj në minutën 58, derisa për Suharekën shënuan Liridon Fetahaj në minutën 55 dhe Skrijel në minutën 88. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like