Gjilan

Gjendja me furnizim me miell dhe produkte është stabile, s’ka vend për panik

Gjilan, 27 mars 2020 –  Në territorin e komunës së Gjilanit gjendja me furnizim me miell dhe produkte të tjera është stabile dhe qytetarët nuk kanë nevojë të bëjnë panik.

Kjo u bë e ditur sot në takimin që nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, pati me kryeinspetorin Nevzad Rushiti dhe inspektorët e kësaj Komune.

“Defitinivisht është lajm i mirë se situata është stabile në këtë aspekt dhe nuk ka vend për panik. Po vizitohen në vazhdimësi të gjitha llojet e marketeve dhe ju garantoj që nuk ka vend për panik. Edhe furrat kanë kapacitete të kënaqshme ”, ka deklaruar numri dy i Gjilanit.

Në këtë takim u tha se në bazë të vizitave ne terren, nuk është vërejtur ndonjë ndryshim të çmimeve në këtë fazë.

Ndryshe, inspektorët komunalë po punojnë me rrotacion 24 orë.

Zyra për Informim

You Might Also Like