LAJME

Gjilanasi Nazim Rexhepi përsëri në Këshillin e Madh Komunal të Langnaut i.E.

Sindikalisti shqiptar nga Langnau i.E. tashmë 12 vite është në Parlamentin Komunal dhe tani do të kanidohet për të katërtën herë.

Puna e tij e palodhshme e bën që të jetë në politikën zvicerane. Nazimi është gjithnjë në ballë të sfidave të ndryshme, për të cilën ka marr shumë urata nga shoqata të ndryshme dhe përcjellës të shumtë të aktiviteteve të tij.

Ndër të tjera. ai e përkrah nevojën se Langnau duhet të mbështetet vazhdimisht në energji të qëndrueshme. Ofruesit rajonalë të energjisë së rinovueshme duhet të mbështeten më shumë dhe pjesa e energjisë së ripërtëritshme në konsumin total të energjisë, do të rritet më shpejt sesa ofron kantoni. Jam i përkushtuar ndaj faktit që Langnau aplikon për iniciativën “Energiestadt”.

You Might Also Like