Gjilani ka qenë mikpritës i Klubit të Futbollit Shkupi nga Maqedonia, me të cilin është ndarë me rezultat të barabartë, pa gola, në një ndeshje që është zhvilluar këtë të diele. Trajnerët e të dy ekipve kanë provuar shumicën e lojtarëve që i kishin në përbërje, veçmas Gjilani, të cilit i mbeten edhe tri javë deri në fillim të kampionatit, derisa Shkupi do të nis edicionin në javën që vjen.
Mysafirët nga Shkupi me vete kishin sjellë edhe një grup të tifozëve “Shvercerat”, derisa nuk ka munguar as përkrahja e “Skifterave” për ekipin vendas.
Në pjesën e parë lojë më të pëlqyeshme ka treguar ekipi mysafir, derisa në të dytën më të mirë ishin vendasit.