Futboll

Gjilani fiton me eurogolin e Arbnor Ramadanit

Gjilani – Dukagjini 1:0

Golashënues: Arbnor Ramadani në minutën 85.

Gjilani ka marrë një fitore të vlefshme përballë Dukagjinit nga Klina, me një eurogol që në minutën 85 e ka shënuar mesfushori Arbnor Ramadani. Ishte kjo një fitore shumë e vështirë, ngase Gjilani pati dy raste shumë të mira për shënim në pjesëlojën e parë, por që herën e parë Haxhihamza i Dukagjinit priti gjuajtjen nga afërsia, derisa Zabërxha i vetëm para portierit klinas gjuajti mbi portë.

Gjilani vuajti në pjesëlojën e dytë dhe mysafirët patën raste më të mira shënimi, por që herën e parë ata i pengoi shtylla e më pas edhe tërthorësja.

Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit ishte minuta e 85-të e ndeshjes, kur Arbnor Ramadani doli në skenë për vendasit dhe me një gol spektakolar nga distanca shënoi për 1-0. I njëjti lojtar pak para fundit të ndeshjes u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Gjilani mbeti me një lojtar më pak në fushë.

Deri në fund mysafirët tentuan të barazonin rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arritën dhe Gjilani mori tre pikë të mëdha nga kjo përballje.

Me këtë fitore Gjilani rikthehet në vendin e tretë me 22 pikë, derisa Dukagjini mbetet në vendin e tetë me 12 pikë.

You Might Also Like