Ekipi ka zhvilluar duelin e parë parasezonal, derisa për kundërshtar ishte skuadra e Malishevës, ekip i cili brenda pak ditësh do të zhvillojë ndeshjen e parë në garat ndërkombëtare.
Ndeshja u mbyll me rezultatin minimal (1-0) në favor të miqëve, me golin që u realizua nga Ibrahim Cervadiku në minutën e 87-të të ndeshjes.
Kryetrajneri Ardian Nuhiu pati mundësinë që të provoj gjithë futbollistët të cilët i pati në dispozicion, derisa minuta pati edhe për futbollistët e ekipi të 21 vjeçarëve.
Për herë të parë me fanellën ‘kuqebardh’ u paraqitën të gjithë ardhjet e reja, derisa përshtypjet e para janë pozitive.
Në javën e ardhshme, saktësisht më 09 Korrik, ekipi do të zhvillojë edhe duelin e dytë kontrollues me kundërshtar ekipin e Ferizajt.
Gjilani 0-1 Malisheva
Golashënues: Ibrahim Cervadiku ’87
Stadiumi: “Agim Ramadani – Katana” Gjilan
Shikues: 500
Përbërja: Haxhihamza, Kqiku (C), Ramadani, Shabani, Ibrahimi, Bilali, Kaçe, Rrahmani, Bilalli, Basa, Ymeri.
Luajtën edhe: Matoshi, Mustafa, Roganovic, Korqa, Martinaga, Mehmeti, Morina, Zejnullahu, Prapashtica dhe Krasniqi.