Futboll

Gjilani i gatshëm për sfidën kampionale ndaj Prishtinës

Skuadra ka mbyllur përgatitjet e fundit para duelit të radhës kampional ndaj FC Prishtina.

Megjithëse në kohë të limituar nga ndeshja e mesjavës në Kupën e Kosovës, stafi teknik është munduar së bashku me futbollistët që të përgatisin ndeshjen ndaj Prishtinës.

Për këtë duel do të rikthehet sulmuesi i krahut Edi Basa, i cili ishte i suspenduar nga ndeshja e kaluar për shkak të numrit të kartonëve, ndërkohë që Edison Kqiku ka ngelur jashtë listës pasi që ndodhet në procesin e rikuperimit nga lëndimi.

Ballafaqimi i parë kampional ndërmjet këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me fitoren e ‘kuqebardhëve’ me rezultat minimal 2-1.

Takimi i radhës zhvillohet këtë të shtunë (7 dhjetor) me fillim nga ora 13:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

       

You Might Also Like