Futboll

Gjilani i shkon ekipit që ia ka shkaktuar humbjen e vetme në kampionat

E vetmja skuadër që në këtë kampionat i ka shkaktuar humbje SC Gjilanit është KF Ulpiana edhe atë në fushë të saj në Gjilan. Pas pushimit dyjavor shkaku i ndeshjeve të përfaqësueses, SC Gjilani do t’i kthehet ndeshjeve kampionale dhe pikërisht këtë të shtunë do të përballet me Ulpianën.

Ekipi i Ulpianës që sivjet është inkuadruar në Superligën e Kosovës kohëve të fundit ka paraqitje të mira, duke shënuar dy fitore radhazi, ndaj Ballkanit dhe Malishevës e tashti e pret Gjilanin.

Ekipi që drejtohet nga Ismet Munishi pret që të vazhdojë me rezultate të mira për të arritur objektivin, andaj pritet që ndeshja e të shtunës të jetë mjaft interesante.

Ndeshja Ulpiana – Gjilani zhvillohet të shtunën me fillim në ora 13 në Lipjan.

 

You Might Also Like