Gjilan

Gjilani kaloi një muaj të frikshëm

Komuna e Gjilanit ka kaluar një muaj të frikshëm, ngase administratës së këtij qyteti i kanë munguar 39 zyrtarë komunalë, të cilët janë suspenduar nga puna. Këta zyrtarë janë në procedurë gjyqësore e Lutfi Haziri, kreu i Gjilanit, ka thënë se po mundohen që të mos lejojnë zbrazëtira të mëdha në punën e administratës komunale, andaj edhe ka angazhim shtesë për të përballuar këto vështirësi.  Ai ka thënë se sidomos në disa pozita ka zbrazëtira dhe se ato do të zëvendësohen përkohësisht, ngase ka mungesa të mëdha sidomos te prokurorimi, urbanizmi dhe tek shërbimet publike. Kreu i Gjilanit ka paralajmëruar një konkurs për plotësimin graduale të vendeve të punës, sikurse që ka thënë se shumë shpejt mund të ketë edhe një ndryshime në bordin e drejtorëve.

You Might Also Like