Futboll

Gjilani kryen përgatitjen e fundit para ndeshjes me Llapin për Kupë

Të udhëhequr nga kryetrajneri Zekirija Ramadani, futbollistët e Gjilanit kanë zhvilluar përgatitjen e fundit në Stadiumin me bari sintetetik në Gjilan.

“Gati për ndeshjen” kanë shkruar kuq e bardhët në faqën zyrtare të tyre, teksa shihen duke ushtruar me kapela në kokë, shkaku i kushteve jo të mira atmosferike që po mbrëtërojnë ditëve të fundit.

SC Gjilani, gjysmëfinalist i Kupës së Kosovës në futboll do të përballet me Llapin këtë të mërkurë, me fillim në ora 15:00, në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Në po të njëjtën ditë e orë do të zhvillohet edhe takimi tjetër, mes Vushtrrisë dhe Prishtinës. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu”. Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 19 prill./kryelajmi.com/.

You Might Also Like