Futboll

Gjilani kthen në shtëpi tre afrikanët

SC Gjilani u ka dhënë biletën kthyese tre futbollistëve nga kontinenti afrikan, të cilët kishin zbarkuar dy javë më parë në Kosovë, mëson Gazetasheshi.com.

Sangare Abdoulaye, Toure Souleymane Sassio dhe Djofolo Dorgeles Culibaly nuk arritën të bindin shtabin teknik me në krye Gentjan Mezanin për të fituar një kontratë profesionale me “kuqebardhët”, teksa tashmë kanë marrë rrugë për në vendlindje.Në fakt ata kanë zhvilluar vetëm tri seanca stërvitore dhe kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndaj Vllaznisë në vikendin e kaluar, por që nuk lanë impresionet e mjaftueshme për të vazhduar qëndrimin te gjilanasit.

Tre futbollistët ishin të regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kishin të drejtë loje, por që nuk arritën asnjëherë të kenë një ndeshje debutuese në Evropë.

You Might Also Like