Gjilan, 26 Tetor-Në ambientet e stadiumit në Gjilan, kuq e bardhët sot mbajtën seancën e fundit stërvitore, para duelit të nesërm kundër skuadrës mitrovicase, Trepça ’89.
Stërvitja e sotme ishte relativisht e lehtë, ku si zakonisht kryetrajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ditën e sotme punoi në vendosje të skuadrës dhe detajet e tijë të fundit, para takimit me mitrovicasit.
Sot gjatë seancës stërvitore i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit, z.Florim Zuka, i cili edhe një herë dha mbështetjen e tijë maksimale për futbollistët e skuadrës së tij.
Rikujtojmë se skuadra e Gjilanit nesër zhvillon takimin e vlefshëm për javën e 12-të në Ipko Superligë kundër Trepçës 89′, sfidë kjo e cila zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me fillim nga ora 14:00 dhe luhet me dyer të mbyllura pa prezencën e tifozëve.