SC Gjilani ka marrë një kundërshtar relativisht të lehtë në shortin për 1/8 e Kupës së Kosovës në Futboll. Vjosa e Shtimjes do të jetë kundërshtar i SC Gjilani në ndeshjen që do të luhet në Stadiumin me Bari Sintetik në Gjilan, shkruan kryelajmi.com
Ky kundërshtar mund të konsiderohet relativisht i lehtë marrë parasysh se në Kupën e Kosovës në Futboll janë shumë skuadra të njohura të Superligës dhe të Ligës së Parë të Kosovës.
Këto janë çiftet e plota:
Flamurtari – Vushtrria
Malisheva – Fushë Kosova
Prishtina – Dukagjini
Ballkani – A&N
Liria – Llapi
Gjilani – Vjosa
Behari – Prizreni
Feronikeli 74 – Trepça ’89
keyeljmi.com