Futboll

Gjilani në barazh do të ndeshet me Besën

Edicioni 2018/19 në Ipko Superligë ka ulur siparin me ndeshjet e javës së 33-të këtë të diel, derisa ka dhënë edhe verdiktin final, shkruan Gazetasheshi.com.

Trepça ’89 dhe Gjilani janë dy ekipet që detyrohen të luajnë ndeshjet e barazhit për të kërkuar shpëtimin në Superligë.

Ekipi mitrovicas përfundoi në pozitën e nëntë me 42 pikë, ndërkohë gjilanasit një pozitë më poshtë me 38 pikë.

Në bazë të kësaj renditjes pritet të kemi këto çifte në dy ndeshjet e barazhit:

Trepça ’89 – Vëllaznimi dhe Gjilani – Besa

Ndeshjet e barazhit luhen mes 1 dhe 2 qershorit, derisa stadiumi ku do të luhen këto dy ndeshje ende nuk është caktuar.

You Might Also Like