Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet komunës së Gjilanit dhe Universitetit.
Kam nderin e veçantë që komuna e Gjilanit është komuna e parë në Kosovë që formalizon bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës (UP). Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim ngritjen profesionale të studentëve të të gjitha programeve, duke i angazhuar ata në projekte të komunës së Gjilanit.
Marrëveshjen e nënshkruam bashkë me rektorin e UP-së, prof. dr. Naser Sahiti. Të dyja palët shprehëm vullnetin për bashkëpunimin institucional, me qëllim të përgatitjes profesionale të gjeneratave të ardhshme për tregun e punës në vend.
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit