Futboll

Gjilani nuk nxjerrë më  shumë  se barazim

Gjilani nuk ka nxjerrë më shumë se një barazim në ballafaqim me Dukagjinin e Klinës dhe sërish është kthyer në zonën e barazhit, duke mos patur gjumë të sigurt deri në fund të kampionatit. Ekipi kuq e bardh e nisi mirë ndeshjen, duke avancuar në minutën 15, kur pas një mosmarrëveshje të mbrojtjes mysafire, ishte Calé që shfrytëzoi këtë gabim dhe Gjilani kaloi në epërsi 1:0.

Në pjesëlojën e dytë ra loja e Gjilanit dhe Dukagjini e shfrytëzoi një gjë të tillë dhe barazoi nëpërmjet Zylfiut. Më pas edhe Gjilani edhe Dukagjini patën raste për të shënuar, por ishin portierët Haxhihamza dhe zëvendësuesi që shkëlqyen dhe rezultati mbeti i barabartë 1:1. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like