Futboll

Gjilani shumë i sigurt në ndeshjen ndaj Malishevës

Pas pesë ndeshjeve pa fitore, Gjilani ia ka dalë që të shënojë një të tillë në Malishevë, duke ngadhënjyer me rezultat 2:0 ndaj ekipit me të njëjtin emër.

Gjilani pas një sërë ndeshjes pa fitore, si është më së miri e ka nisur ndeshjen ndaj Malishevës në Stadiumin “Liman Gega”, ku ende pa kaluar një çerek ore ka kaluar në epërsi ndaj Malishevës. Pas një aksioni të organizuar mirë, Ramadani është shërbyer në të majtë, ai ka harkuar në brendi, ku më së miri u gjet Oltian Bilalli, që gjuajti me kokë dhe qëlloi këndin e poshtëm të majtë portës së Malishevës për 1:0 në dobi të Gjilanit.

Në minutën 31, pas një ekzekutimi të shpejtë të një goditje dënimi, topi erdhi deri te Ramadani, i cili harkoi nga e djathta e në brendi u gjet Mevlan Zeka që gjuajti me kokë dhe shënoi për rezultatin 2:0 për Gjilanin. Në minutën 35, pas harkimit të Islamit, Kryeziu për pak sa nuk shënoi autogol, por Gashi ishte i vëmendshëm dhe shpëtoi gol të sigurt.

Në minutën 57, Zeka dhe Musolli organizuan një kundërsulm të shpejtë, por ky i fundit nga një pozitë shumë e mirë gjuajti mbi portë. Në minutën 78, Alush Gavazaj gjuajti për mrekulli, por edhe më mirë intervenoi Enea Koliqi që shpëtoi gol të sigurt.

Deri në fund të ndeshjes futbollistët e Gjilanit me mbrojtje të ngjeshur dhe me kundërsulme të shpeshta ditën t’a ruajnë rezultatin dhe me meritë korrën fitore me rezultat 2:0.

You Might Also Like